Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Neritan Ceka, arkeologu i njohur dhe jo vetëm, i cili gjatë karrierës së tij ka mbajtur dhe postin e ministrit të Brendshëm por dhe është ulur në karrigen e deputetit foli hapur në emisionin ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News mbrëmjen e djeshme.
A do të largohej ai nga Shqipëria e sotme?
Neritan Ceka e thotë hapur që ?PO?. Dhe nuk është për bandat e krimit. Shqipëria është një vend i sigurtë për shkak të krimit, por problemi i madh është korrupsioni. Korrupsioni ka përfshirë çdo qelizë, duke depërtuar deri në arkeologji.
?Këtu sistemi është kalbur. Atje ku është shteti është korrupsioni. Çdo njeri mundohet të bëhet sekser, të përfitojë, të marre nga paret e të tjetrit.
Madje Ceka thotë se ka kërkuar takim me kryeministrin për ti shprehur pikërisht këtë shqetësim.
Dritan Hila: Shpesh herë njerëzit thonë se ky vend nuk ka shpresë, nuk bëhet. Mendoj që një ngarkesë e madhe bie atmosferës së mbizotërimit të krimit. Duket sikur bandat po e bëjnë jetën të pasigurtë dhe nuk ia vlen të rriten fëmijët këtu. A ka shpresë që policia do ia arrijë të mundë krimin
Neritan Ceka: Nuk është çështja e policisë. Po të jetë për policinë shqiptare, ka mundësi ta mbajë nën fre krimin. Janë njerëz të specializuar që kanë vënë kapelen në kokë që kur kanë qenë 14 vjeç. Një pjesë vjen dhe nga ushtria. Unë kam besim të plotë tek policia.
Përsëris se ky është një vend i sigurtë për shkak të policisë.
Po pse mund të ikin njerëzit?
Unë po të them që po të kisha mundësi, të mos isha në gjëndje që jam sot, po të mos kisha pension, të mos kisha mbështetje unë do të kisha ikur nga Shqipëria
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ceka-edhe-une-do-ikja-nga-shqiperia-korrupsion-kudo-edhe-ne-arkeologji/