DURRES-Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 të qytetit bregdetar, ndërsa i plagosuri është Marvin Paja 25-vjeç.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë plagë vetëm në këmbë.
Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e plagosjes ndërsa vijojnë hetimet nga drejtoria e Durrësit.