Policia organizoi një aksion masiv një natë më parë në qytetin e Durrësit, ku arrestoi dy persona pasi iu gjet armë zjarri në automjet. Të arrestuarit janë Marjel Fierza, i njohur si mik i Lul Berishës dhe Genti Nderjaku, të cilët po udhëtonin me një automjet tip "Porche".
Pak orë pas arrestimit, Nderjaku ka bërë të ditur se armën pistoletë e ka me leje dhe ka kërkuar lirimin nga ambientet e komisariatit të policisë. Ndërsa personi tjetër me të cilin ai udhëtonte, Marjen Fierza njihet si njeri i afërt me ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha dhe rezulton me precedent penal.