Ora News - Llalla tek Rama për dosjen e Aqif Rakipit: Verifikimet prej disa muajsh

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ndodhet në zyrën e kryeministrit për të informuar lidhur me hetimet ndaj deputetit Aqif Rakipi.
Takimi është bërë me kërkesë të kryeministrit.
?Në fokus të takimit ishte diskutimi mbi kërkesën e subjektit politik, Partia Demokratike, lidhurme verifikimin e thelluar në kuadër të ligjit të njohur si ?Për Dekriminalizimin?, për deputetin eKuvendit të Shqipërisë, z. Aqif Rakipi? thuhet në njoftimin e prokurorisë
Në njoftim mësohet se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin e thelluar ndaj deputetit Aqif Rakipi disa muaj më parë dhe se procedura e verifikimit për këtë subjekt është ende në zhvillim, ?pasi Sektori i Posaçëm për ?Dekriminalizimin? në Prokurorinë e Përgjithshme është ende në pritje të përgjigjeve nga ana e disa prej autoriteteve të huaja, të cilave u është kërkuar informacion.?
Në takim, z. Llalla shprehu garancitë e plota se Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kryejë verifikimet e thelluara për të gjitha rastet që do i paraqiten me kërkesë të subjekteve të njohur nga ligji, si edhe me iniciativën e saj, kur informacioni sigurohet nga të dhënat që përpunon institucioni i Prokurorisë.
Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm theksoi se, po vijon bashkëpunimi me autoritetet e tjera që kanë për detyrë verifikimin paraprak të subjekteve të ligjit ?Për Dekriminalizimin?, ku veçoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si institucioni që kryen përpunimin paraprak tëpersonave të zgjedhur në pushtetin qendror dhe lokal.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/llalla-tek-rama-informon-per-dosjen-e-aqif-rakipit/

Share This Video


Download

  
Report form