Report TV - Lëvizja për demokratizimin e PD, Bode: Të rizgjidhet kryetari

Report TV 2018-05-03

Views 0

Kritikët e Lulzim Bashës kanë shpallur platformën e lëvizjes për ringritjen e Partisë Demokratike. Ish-deputetët Astrit Patozi dhe Ridvan Bode kanë zhvilluar sot një takim informues me gazetarët lidhur me zhvillimet e pritshme në selinë blu. Ish-kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi është shprehur se platforma e paraqitur dje nga kritikët e Bashës rrëzon idenë e fraksioneve në Partinë Demokratike por nisjen e punës me qëllim rikthimin e selisë blu në shinat e frymës demokratizuese në të gjitha forumet dhe nivelet drejtuese të saj.

Ndërsa ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ridvan Bode ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për organizim juridik, por për një lëvizje brenda PD e cila kërkon zgjedhje të reja në parti. Ai tha se grupi kërkon bashkimin e PD përmes një analize të thellë dhe të diktuar e më pas të shkohet në zgjedhje në të gjitha nivelet, përfshirë edhe ato për kryetarin, përmes devizës së bashkimit.

?Një grup drejtuesish të PD, anëtarë kryesie e të Këshillit Kombëtar, ish-drejtues i janë drejtuar anëtarësisë për një proces që synon unifikimin e partisë, për një proces zgjedhor të përgjithshëm. Bashkimi i PD përmes një procesi zgjedhor, qëllimi ynë. Të kërkohet ndjesë publike, të mundësohet hapja e një debati për kapërcimin e problemit që ka lidershipi i cili vuan nga mungesa e kredibilitetit. Nuk kemi organizim juridik por lëvizje brenda PD. Do i drejtohemi dhe zyrtarisht partisë por tashmë kërkesa është publike.

Share This Video


Download

  
Report form