Pas deklaratave të Ambasadorit - Klanet mafioze, Balla: Qeveria plan të mirëkordinuar kundë bandave

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas deklaratave të Ambasadorit, Donald Lu, për 4 klane mafioze pjesë e të cilave jan 20 familje mafioze, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se qeveria ka një plan të mirëkoordinuar kundër këtij fenomeni. Balla tha se brenda pak ditësh do të ketë rezultate konkrete në luftën kundër krimit. Balla komentoi dhe kërkesën e PD-së në Prokurori për deputetët Rakipi dhe Gjetani, ndërsa tha se institucionet duhet të veprojnë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, komentoi deklaratat e Ambasadorit amerikan për 4 klane kriminale në vend.
Balla, tha se qeveria shqiptare ka një plan të mirëkoordinuar kundër këtij fenomeni, ndërsa tha se rezultatet do të jenë të prekshme brenda pak javësh.
Balla: Dua të mos flas përpara autoriteteve ligjzbatuese por dua të them shumë qartë që qeveria jonë ka një plan të mirëkoordinuar me gjithë institucionet ligjzbatuese dhe në çdo rast që duhet mbështetja e Kuvendit për të goditur shtetin në krimin e organizuar ajo do të jëtë e sigurt. Do adresohet çdo shqetësim jo vetëm i ambasadorit por edhe i çdo shtetasi për forcimin e ligjeve në Shqipëri. Ditët në vijim policia do godasë fort krimin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/klanet-mafioze-balla-qeveria-plan-te-mirekordinuar-kunde-bandave/

Share This Video


Download

  
Report form