Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çdo qytetar i apasionuar pas jetës së gjelbër ka mundësi të informohet në kohë reale për çdo aktivitet kulturor, sportiv apo argëtues që do organizohet në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës dhe në të gjitha hapësirat e tjera rekreative në kryeqytet.
Bashkia e Tiranës nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe me mbështetjen e UNDP-së, prezantoi sot aplikacionin më të ri ?Tirana ime outdoor? që u vjen në ndihmë frekuentuesve parkut për të marrë informacion të përditësuar rreth aktiviteteve të shumta kulturore, sportive, argëtuese, në kohë reale, që zhvillohen në kodrat e liqenit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi faktin që tashmë dy vite pas krijimit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, por edhe investimeve të Bashkisë së Tiranës, Parku i Madh i Liqenit ka marrë një jete tjetër.
?Kemi bërë një ndarje të funksionit: në qoftë se aplikacioni Tirana Ime është mbledhës i halleve të qytetit, duam që Tirana Ime Outdoor të jete hormoni që injekton një tjetër lloj pasioni për gjërat e bukura të qytetit, jo më për hallet, për pusetat, për plehrat dhe për gjithë problemet që mund të kemi, por donim të kishim një aplikacion të qejfit. Në fakt problemi që po kemi sot në Tiranë është komplet i kundërt: sot ka më shumë gjëra që mund të bësh se sa ç?kemi kohë ose sesa mund të jemi njëkohësisht në disa vende, duke përfshirë edhe ditën e sotme ku kemi aktivitete. Aplikacioni ka një menu, sigurisht në shqip edhe në anglisht?, tha Veliaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aplikacioni-qe-ofron-informacion-per-aktivitetet-ne-parkun-e-liqenit/