Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Koreografi francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj rikthehet në Tiranë me premierën botërore ?Natyre e qete? Spektakli përmban dy pjesë ?Viza lidhese? një krijim i vitit ?89, një duo mashkullore ku për herë të parë do të interpertojë edhe një balerin shqiptar, Redi Shtylla si dhe premiera absolute ?Krijimi? që do të intepretohet nga 6 balerinë francezë.
Kryeveprat botërore ?Trait d`union? dhe ?Creation? rikthejnë në Tiranë koreografin francez me origjinë Shqiptare Angjelin Preljocaj. Një balet për jetën, pasionin e vdekjen interpretohet për publikun shqiptar më 4 tetor në Pallatin e Kongreseve. Lidhjet e ngushta me vendin e origjinës nuk nguron t`i shpreh teksa thotë se rikthet në tokën e të parëve me të njejtin emocion
Angjelin Preljocaj: Është sikur kthehem gjithmonë në shtëpi. Edhe kur kthehem në lagje sepse edhe Franca është shtëpia ime, më ka dhënë shumë. Por kur kthehem këtu ka dicka të rrënjosur thellë që është shumë shumë e vërtetë. Është sikur kam dy burime brenda shpirtit tim dhe mendjes time.
Spektakli do të përmbajë dy pjesë ?Traktati i Bashkimit? një krijim i vitit ?89, një duo mashkullore ku për herë të parë do të interpertojë edhe një balerin shqiptar, Redi Shtylla si dhe premiera absolute ?Krijimi? që do të intepretohet nga 6 balerinë francezë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/koreografi-me-origjine-shqiptare-nis-turin-ballkanik-nga-tirana/