Ora News - Vettingu, Spahiu: SHBA dhe BE janë tërhequr për momentin

Ora News Emisione 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i LSI Përparim Spahiu ngriti shqetësimin se SHBA dhe BE janë tërhequr nga kontrolli i zbatimit të vettingut.
Në studion e lajmeve të Ora News, Spahiu tha se angazhimi i faktorit ndërkombëtar duhet të jetë i njëjtë si para votimit të reformës në drejtësi nga 140 deputetët.
Spahiu: SHBA dhe BE duhet të jenë njëlloj aktiv ashtu sic ishin përpara votimit të reformës në drejtësi nga 140 deputetët e parlamentit. Pra shof një tërheqje në këtë moment. Duket sikur ka një rënie të kontrollit nga këto vende. Ajo që ne kemi thënë dhe thuhet nga LSI, vërtet ka sinjali që ky organizëm të kapet nga vetë qeveria.
Ne kishim rënë dakord për institucionet që do krijoheshin nuk do kishte fare diskutime sa i takon financave. Madje SHBA ishin të gatshme dhe kishin thënë Po, cdo gjë do financohet nga ata dhe nuk do të kishim diskutime financiare. Pra që në këtë pjesë të bën të dyshosh që amendimi i strukturave të reja ka përpjekje të një mekanizmi të kapjes së këtij institucioni.
Spahiu: Shetësimet e FMN janë ngritur edhe nga LSI
Në lidhje me raportin e FMN, Spahiu tha se ato qëndrojnë dhe janë ngritur më pare edhe nga LSI. Spahoi sqaron se LSI ka ngritur shqetësimin edhe të koncesioneve edhe atë të bashkimit të doganave dhe tatimeve,
Spahiu: Jo se e pritëm me kënaqësi atë që tha FMN, por ka qenë një alert që LSI e ka ngritur që herët, deklarimet fundit të raportit të FMN, sidomos sa i takon koncesioneve.
LSI prej dy vitesh ka depozituar disa amendime të ligjit të koncesioneve.
E gjithë ajo që FMN parashtroi në raport ka qenë në pritshmëritë dhe në atë që LSI i ka ngritur si probleme prej kohësh.
Pyetje: Çfarë riskut do të sillte për ekonominë shqiptare?
Spahiu: Risku ka të bëjë me pjesën e transparencës të këtyre instrumentave pasi ne deri tani kemi dëgjuar mjaft koncesione dhe e kemi parë si termin bazë të qeverisjes së kaluar, por duket se edhe me atë planin Marshall që kryeministri e quan ka mjaft paqartësi. Paqartësia më e madhe është sesi mund të qartësohet fati që qeveria do të ulë borxhin, ndërkohë që të gjithë e pranojmë që koncesionet janë një borxh i fshehur. Madje llogaritë kishin dalë sot që me koncesionet e dhënë borxhi mund të jetë 7% më i lartë se ai aktual.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-spahiu-ka-renie-te-kontrollit-nga-shba-dhe-be/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS