Pas vetëm një ore forcat e shumta zjarrfikëse kanë hyrë në brendësi të garazhit,duke bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Mesohet se nuk ka patur dëmtime në automjetet që ndodheshin në brendësi të garazhit.
Nga zjarri janë djegur materiale të ndryshme që ndodheshin në brendësi të tij.
Shefi i forcave zjarrfikëseve Vlorë, Luan Kapaj, ka theksuar:
"Ishte një ndërhyrje e vështirë për shkak të vendit qe ishte përfshirë nga flakët dhe faktit që tymi i krijuar krijonte vështirësi tek zjarrfikësit, të cilët kanë bërë gjithsesi të mundur lokalizimin dhe shuarje e zjarrit"
Ndërkohë pritet që vetëm pas dy orësh të behet e mundur edhe evidentimi i dëmeve të shkatuara nga zjarri që përfshiu garazhin në një pallat në zonën e ?Ujit të Ftohtë?.
Nga burimet e para të policisë mendohet se zjarri mund të ketë qenë për shkak të një pakujdesie,por pas hetimeve të detajuara pritet të mesohet me shumë rreth shkakut te zjarrit.