Report TV - Nga Xhindi te Santo, ngjarjet e bujshme të pazbardhura

Report TV 2018-05-03

Views 5

Vrasje e ish-deputetit Fatmir Xhindi, atentati ndaj Artan Sanots dhe vrasjet që kanë ndodhur në Durrës e Vlorë, janë disa nga ngjarjet e bujshme në vend, të cilat nuk janë zbardhur ende. Report TV risjell në vëmendje disa nga këto ngjarje, ku mbeten mister vrasësit apo personat që pavarësisht se janë identifikuar, nuk janë arrestuar.

Maj 2009 vritet Fatmir Xhindi
Në maj të 2009-së është vrarë në Fier ish-deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhindi. Ai u qëllua pranë banesës së tij dhe mbetet një nër ngjarjet e mistershme të pazbardhura.

Qershor 2014 vritet Artan Santo
Në qershor të 2014-së dy persona qëlluan Artan Santon në mes të Tiranës dhe më pas u larguan me shpejtësi. Kjo mbetet ndër ngjarjet më të mistershme për sa i përket personave që kryen vrasjen dhe atyre që e porositën.

Prill 2015 Masakra e Çoles
3 persona u vranë në prill të 2015 në atë që njihet si masakra e Çoles, ku mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Për ngjarjen u arrestua Aleksandër Llanaj dhe dy shokët e tij. Pikërisht kjo ngjarje ka sjellë edhe atentate të tjera në Vlorë, ku mes tyre është edhe atentati i ditës së diel, ku mbetën të plagosur 3 persona.

3 prill 2016 atentat fisit Çapja
Në prill të 2016-së i bëhet atentat fisit capja në Elbasan, duke lënë të vrarë 3 persona, mes të cilëve edhe Agron Çapjan. Autorët ende nuk janë zbuluar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS