Report TV - Laç, shpërthen bombola e gazit, 24-vjeçarja në Spitalin e Traumës

Report TV 2018-05-03

Views 2

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetases A. G., në lagjen nr. 2, në Laç-Kurbin, ku është lënduar një 24-vjeçare. Policia bën me dije se ka pësuar lëndime shtetasja M. G., e cila është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas uniformave blu, bombola e gazit ka qenë e vendosur në ballkonin e apartamentit, kur ka shpërthyer rreth orës 07:40. Grupi hetimor në bashkëpunim Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Video


Download

  
Report form