Referendumi i pavarësisë në Katalunjë nisi në mënyrë kaotike, me turma të mëdha njerëzish të mbledhura përpara qendrave të votimit, e policinë që përpiqet të pengojë procesin. Zyrtarët rajonalë parashikojnë një pjesëmarrje masive në votim dhe shenjat janë të qarta. Por nuk ka për të qenë një sipërmarrje e lehtë.