Kostoja e riparimit për kullën që mban Big Ben-in e famshëm të Londrës, është dyfishuar në 69 milionë euro. Në pranverë 2016, kostoja e vlerësuar për rinovimin e kullës Elizabeth, ishte përllogaritur në 33 milionë dollarë, por autoritetet thonë se projekti është më kompleks dhe i gjerë nga sa ishte parashikuar.