Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tjetër hapësirë dedikuar mundësisë për të vrapuar dhe ushtruar aktiviteteve fizike, i është shtuar parkut të liqenit.
Bashkia e Tiranës, përmes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ndërtoi këndin e tretë të forcës, i cili mund të shfrytëzohet nga të pasionuarit për aktivitete fizike dhe profesionistët e sportit.
Veliaj: Është shtuar frekuentimi në parkun e liqenit dhe si reciprocitet, parku i liqenit dhe administrata e APR po shton ofertën për të gjithë ata që duan të trajnohen e të kalojnë sa më shumë kohë në natyrë. Kemi filluar ofensivën ndaj kafeneve e bingove dhe për herë të parë kemi një bilanc pozitiv, në favor të këndeve të lojërave dhe këndeve sportive.
Për të promovuar një jetesë më të shëndetshme, bashkia është e angazhuar edhe këtë vit për të mbajtur maratonën e Tiranës në 15 tetor.
Veliaj: Jam shumë entuziast që kemi pasur një rekord të regjistrimeve për Maratonën e Tiranës, vetëm të huaj kemi mbi 1000 vetë që do të vijnë nga Afrika e Largët, Amerika Latine, Europa po e po, por edhe nga Azia. Kjo do të thotë që është inkurajim akoma më i madh për ata vrapues dhe për ata që përqafojnë jetën e shëndetshme në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-nderton-kendin-e-trete-te-forces-tek-liqeni/