10 vjetori i ndarjes nga jeta të At Zef Pllumit

RTV KLAN 2018-05-03

Views 0

?Ndër vende të vogla e të humbura shpesh ndodhin gjera të mëdha, të cilat bota nuk i di se pak kush interesohet për to?.

Kjo është një pjesë e shkëputur nga fjalimi i mbajtur i At zef Pllumit në Soest të Gjermanisë në 1993, dhe që sot rikthehen për publikun shqiptar përmes dorëshkrimeve të tij.

Në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta në katedralen e Shën Palit janë ekspozuar edhe Sende personale, veshje dhe dorëshkrimet At Zef Pllumit

Shkëlqesia e tij Imzot George Frendo, sjell disa nga përshkrimet që studiues të njohur kanë përkufizuar figurën e At Zef Pllumit

"Blendi Fevziu komentoi se pasi At Zef kishte kryer dëshirën e eprotit të tij duke treguar të gjithë historinë e përndjekjes së klerit dhe popullit shqiptar ai vdiq në paqe i rrethuar nga njerëz që donin dhe e respektonin shumë".

Kushdo që e takoi pasi doli nga burgu, At zef Pllumi kishte vetëm një kërkesë.

Materialet arkivore dhe muzeale të At Gjergj Fishtës, të ruajtura nga Át Zef Pllumit gjatë terrorit komunist, ishin gjithashtu pjesë e ekspozitës në ambientet e katedralen së Shën Palit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS