Ora News - Kullat e sahatit në një ekspozitë

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Njëmbëdhjetë vite studim i hollësishëm për arkitekturën, historikun dhe teknikat e ndërtimit të kullave mesjetare të sahatit në trojet shqiptare, janë finalizuar me një ekspozitë, e cila ka sjellë në qytetin muze të Beratit 62 vepra në grafikë dhe në pikturë.
Dritan Çoku, një emër i njohur në fushën e arkitekturës dhe trashëgimisë në këtë qytet ka sjellë për publikun nëpërmjet artit të grafikës artistike dokumentimin e kullave të sahatit në 41 qytete shqiptare.
Modifikimi i mekanizmit nga orë matëse me tingull në mekanikzëm me fushë ore është studiuar nga arkitekti Çoku, i cili ka paraqitur kullat e sahatit nga qytete të Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë.
Për Faruk Borovën, një emër i njohur në fushën e trashëgimisë dhe kulturës në Shqipëri, kryetar i Bordit Drejtues të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe qytetërimit Islam, që mbështeti hapjen e kësaj ekspozite studime të tilla e nderojnë qytetin e Beratit, pasi është një punë përveçse voluminoze dhe mjaft cilësore.
Ndërtimi i kullave të sahatit është një veçori e trojeve shqiptare dhe me këtë subjekt Artan Coku pritet të dalë edhe me një monografi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/kultura/kullat-e-sahatit-ne-nje-ekspozite/

Share This Video


Download

  
Report form