Ngjarja më e fundit kriminale në qytetin e Elbasanit, ku u godit mjeti i nëndrejtorit të policisë, ka detyruar policinë dhe prokurorinë që të rindërtojnë historikun e të gjitha konflikteve të rënda të armatosura dhe jo vetëm në këtë qytet, të cilat kanë mbetur të pazbardhura ose personat e dyshuar ende nuk janë kapur nga policia.