Plot pas 16 orësh debate, shumica socialiste ka miratuar vetëm me votat e saj strukturën e 30 organeve të Vetting -ut duke rrëzuar amendament e propozuara nga 2 partitë e opozitës, PD dhe LSI.
Votimit i parapriu një debat mes Kryeministrit dhe 2 kryetarëve të partive opozitare, të cilët ishin kundër shkurtimit të numrit të punonjësve për 3 institucionet e reja të Vetting -ut, që sipas tyre, kishte si qëllim marrjen nën kontroll nga kreu i qeverisë.
Ngjarja e 18 Shtatorit në Elbasan ishte një tjetër çështje që përballi Ramën dhe Bashën në Kuvend.
Serioziteti nuk i karakterizojë të gjitha debatet mes ky kundërshtarëve Rama e Basha, të cilët nuk i kursyen akuzat në adresë të tyre edhe për kohën kur të dy drejtonin Bashkinë e Tiranës.
Në seancën e gjatë ditës së enjte, parlamenti pranoi 2 dekretet e ish - presidentit Nishani që kthente mbrapsh 2 ligje të maxhorancës, atë për lejimin e importit të mbetjeve, si dhe disa ndryshime në ligjin për dhomat e tregtisë. Vetë socialistët, edhe pse deklaruan se ishin dakord për tërheqjen e të dy ligjeve abstentuan gjatë votimit.
Tv Klan