Ora News - Shpërthim me tritol në një dyqan në Shkodër

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin e Shkodres në orët e para të mëngjesit të se premtes. Ngjarja e rëndë u regjistrua në qender te qytetit në lagjen ?Vasil Shanto?, në vendin e quajtur ish 5 heronjte. Lënda plasëse ju vendos ne orën 01:40 minuta godinës 3- katëshe në pronësi të Avdyl Dergutit.
Ne katin e parë të saj, aty ku shërbente si dyqan rrobash, pikerisht ne njerën nga dyert është vendosur një sasi eksplozivi që dyshohet të ketë qënë tritol. Veç dëmeve në subjektin ku ishte vendosur tritoli, shpërthimi ka shkatuar dëme edhe në subjektet që ndodheshin afër, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Eksplozivi ka dëmtuar dyqanin si dhe shkallat ngjitur të godinës.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nje ndihmese ne identifikimin e autoreve pritet te japin kamerat e sigurise te cilat kane qene ne dyqan por edhe subjektet perreth.
Grupi hetimor ka sekuestruar tashme pamjet flimike ndërsa ka marrë në pyetje pronarin e objektit. Mesohet se Avdyl Derguti ka deklaruar perpara oficereve policore se nuk ka pasur konflikt me njeri, por sipas të dhënave të para dyshohet që shkak të ketë qe një një konflikt pronësie.
Policia po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje qe fatmiresisht nuk shenoi te lenduar.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shperthim-me-tritol-ne-nje-dyqan-ne-shkoder/

Share This Video


Download

  
Report form