Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u miratuan në unanimitet vendimet që kishin të bënin me shpërblimet e zjarrëfikëseve, investimet në qendrat studentore, fondet e punësimit, bonueset e qerasë etj. Diskutimi mes maxhorancës në Këshill dhe opozitës u përqëndrua në sistemin e taksave në vend, ku demokratët akuzuan Veliajn se dështoi në mbledhjen e tyre dhe ka mentalitetin e gjobave.
Shpërblimet ndaj zjarrëfiksit që punuan në situatën e emergjencës, investimet në qendrat studentore, mbështetja e punësimit të grave me një fond të posaçëm, projekti i qytetit të gjelbër ishin disa nga vendimet që kaluan në unanimitet në mbledhjen e këshillit bashkiak.
Kryebashkiaku Veliaj prezantoi para këshillit mënyrën e re të menaxhimit të mbetjeve.
Veliaj: I kam kërkuar shtetit 3 gjëra, e para të na zgjidhi plehrat, jo betëm mua, edhe Xhelalit, edhe Fiqiriut në Vorë, edhe shokut në Rrogozhinë, edhe shokut tjetër në Kavajë. Pra është në nivel qarku. E dyta që kam kërkuar përvecse të na zgjidhi plehrat që mos ndryshojë pagesa jonë. Sa paguanim për landfillin dhe për shtypjen, trajtimin mekanik që bënim, aq të paguajmë tani edhe për koncesionarin dhe pjesën tjetër ta paguajë qeveria. Siç u bë sobvencionimi në Elbasan, në Korçë apo edhe në Fier të bëhet dhe në Tiranë dhe qeveria e ka pranuar dhe e treta të mos ketë asnjë impakt mjedisor për qytetin.
Në vendimet e taksave dhe tarifave vendore, përjashtohen nga detyrimet e taksës së pastrimit Adrministratorët e pallateve dhe fermerët individual.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-perjashtohen-nga-disa-taksa-administratoret-e-pallateve-dhe-fermeret/