Stop - “Guximi” i pacipë i drejtësisë në hetimin e Guximtar Bocit! (28 shtator 2017)

RTV KLAN 2018-05-03

Views 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-18-sezoni-3/

Emisioni ?STOP? i rikthehet dosjes skandaloze të hetimit të aferës seksuale të ish-kryetarit të gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i cili i kërkoi raport intim një qytetareje në këmbim të ndërhyrjes për një çështje. Pasi dosja kaloi për moskompetencë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë të Fierit, edhe në këtë të fundit hetimi u pushua. Emisioni ?STOP? sjell anën skandaloze të këtij procesi të paravendosur nga ana e prokurores Elida Hoxhaj, që nga mosthirrja e ?viktimës? së kësaj historie e deri tek mosmarrja e tabulateve, që do të provonin komunikimin mes Guximtar Boçit dhe qytetares. Gazetarët e emisionit ?STOP? hedhin dritë mbi procesin ndaj një funksionari të drejtësisë dhe i dërgojnë shkresë zyrtare Prokurorisë se Fierit, Prokurorit të Përgjithshëm, KLD-së e Presidentit të Republikës.

Emisioni investigativ "STOP", më datë 27 Tetor të vitit 2016, publikoi denoncimin e një qytetareje, e cila ka denoncuar kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, Guximtar Boçi, pasi i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të drejtësisë.

Gjyqtari ? Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë na një kafe.

Qytetarja - Në moment që ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë , verbërisht i beson.
Gjyqtari ? Unë ta ofrova?

Qytetarja ?Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troç, se kshu ma the.
Gjyqtari ? Po.

Gjyqtari ? Të iku gjë ndonjë copë ty?
Gjyqtari ? Ja të ikin këta. Po tani, si ti them unë, t?ia kërkojmë içik kësaj?
Përderisa nuk doje ti?
Qytetarja ? Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.

Gjyqtari ? Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt?

Qytetarja ? Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.

Gjyqtari ? Në faqe në faqe të putha, është respekt.

Këtë shqetësim qytetarja ia shpreh edhe gjyqtares së çështjes me emrin Blerta, duke i rrëfyer mbi vardisjen e kryetarit. Kjo e fundit pranon se fillimisht kryetari, Guximtar Boçi ishte interesuar për dosjen në fjalë, por më pas jo më.

Blerta ? Unë, kur më tha në fillim fare, që më ndërhyri , i thashë: unë do mundohem do ta bëj??..

Blerta ? Në fillim tha bëje. Pastaj, kur i vajta unë që i thashë Guxim unë nuk e bëj dot, bëj ç?a të duash.

Qytetarja ? I kuptoj të tëra gjërat.
Blerta ? Ça?
Qytetarja ? Të veja me të.
Blerta? Ëhë.

Më pas gjyqtarja Blerta i ka thënë se e mori vendimin në disfavor të saj, për shkak se e kishin njoftuar nga KLD-ja se do t?i vinin kontroll për këtë dosje.

Blerta? Troç fare, unë nuk e bëra, se ajo filloi me letra. Filloi me ankesa edhe mua më erdhi sinjal nga shoqja ime, që e kam në KLD. Tha: Blerta do vijnë për filan dosje.

Por në sistemin e drejtësisë në Shqipëri nuk ka vetëm kërkesa për seks, por edhe shumë korru...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS