Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë 7 persona, të akuzuar për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë disa operacioneve të zhvilluara në Tiranë, Këlcyrë, Sarandë dhe Durrës janë sekuestruar 54 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 11 gramë kokainë dhe rreth 450 gramë heroinë.
Në vijim të punës për goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Policia e Shtetit arrestoi në flagrancë 7 persona në disa operacione të zhvilluara në Tiranë, Këlcyrë, Sarandë dhe Durrës.
Në kryeqytet është vënë në pranga 25 vjecari Diklen Vata, nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të drograve të forta.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi si dhe ndaj kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë fshehur në çorape si dhe në celësat e një automjeti. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celularë si dhe një automjet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-drogera-te-forta-shtate-te-arrestuar-ne-kater-qytete/