Makina të shtrenjta të blinduara që kapin vlerën e 1 milionë eurove u bllokuan nga policia e Tiranës.
Janë dy vetura ?Mercedez- Benz? Klasi S, si dhe dy Audi A8, prodhime të viteve të fundit me motorë të fuqishëm që kishin probleme me dokumentacionin, ishin të patarguara, apo të modifikuara me xhama të zinj.
Burimet thanë se automjetet i përkasin katër biznesmenëve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Po ashtu edhe për poseduesit e tyre, policia nisi hetimin pasuror, mbi faktin si janë siguruar këto mjete, por edhe të ardhurat e tjera e pasuritë që ata posedojnë.
Sekuestrimi i këtyre mjeteve luksoze është në vazhdën e operacionit vjeshtë 2017 për bllokimin e pasurive të pajustifikuara, ku vetëm të mërkurën në Shkodër u bllokuan tri automjete luksoze me vlere 310 mije euro. Mjetet ishin në pronësi të një tregtari konfekesionesh i arrestuar për trafik droge.
Tv Klan