SKRAPARË- 297 kilogramë kanabis u sekuestruan ditën e sotme nga policia në Skraparë, ndërsa ra në pranga një 35 vjeçarë i dyshuar si posedues i tyre.
Sekuestrimi i kanabisit erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit policorë të koduar ?AGIMI?, ku u goditën gjithsej 3 raste të prodhimit shitjes e kultivimit të lëndës narkotike në qarkun e Beratit.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë dy persona, njëri prej tyre i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike?, ndërsa u sekuestruan 297 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e papërpunuar si dhe u asgjësuan me anë të djegies 175 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Rasti i parë ishte në Skraparë ku u bë kapja dhe arrestimi i të shpallurit në kërkim Medi Myftaraj 26 vjeç, lindur në fshatin Visockë dhe banues në Ksamil. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".