Ora News - Alibeaj: Qeveria synon sabotimin e procesit të Vettingut

Ora News Emisione 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e Ora News, u shpreh se qeveria synon që të sabotojë që në fillesë procesin e Vettingut.
Alibeaj: Dilema e madhe që e zgjidhi Gjykata Kushtetuese, procesin e Vettingut do ta bëjnë personeli dhe organet e Vettingut apo do ta bëjë Inspektorati i Kontrollit të Pasurive, Drejtoria që është pranë Kryeministrisë apo ibnstrumenta të tjerë të policisë së Shtetit apo Ministrisë së Brendshme.
Tendenca e qeverisë është që procesin e Vettingut të mos e lërë në dorë të organeve të Vettingut, prandaj nuk u jep staf, prandaj ua ul nivelin e pagave. Kam përshtypjen që do të jetë kështu. Pa vendosur në mënyrë energjike një hendek ndaj kësaj strategjie të qeverisë për ta sabotuar që në momentin e parë të fillimit të procesit të Vettingut unë shpresoj që edhe 95% e shqiptarëve do të zhgënjehen.
Duke folur për reformën zgjedhore, Alibeaj përsëri tre kushtet kryesore të opozitës.
Alibeaj: Ne kërkojmë një sistem zgjedhor që të garantojë votimin dhe numërimin elektronik. Besoj është e paqortueshme. Askush nuk e shikon si eksperiment të rrezikshëm.
Së dyti, forcat e kryetarëve të partisë në përcaktimin e listave duhet të jetë më e zbutur. Ju e dini që Partia Demokratike po e vuan gjithnjë e më tepër këtë histori. Është kaq i rëndësishëm ky moment, sa forma e shtetit në analizë të fundit nuk është gjë tjetër veçse forma apo klima brenda formacionit politik që qeveris. Atë lloj klime që ka Partia Socialiste sot e kemi të trasnfuzuar në shtetin shqiptar. E njëjta gjë do të ndodhë nesër kur të jetë Partia Demokratike. Është e shëndetshme të zvogëlohet kjo forcë që ka 1, i cili sado i zgjuar të jetë rrëshqet në arbitraritet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/alibeaj-qeveria-synon-sabotimin-e-procesit-te-vettingut/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS