Report TV - Xhaçka pret homologun kosovar: Po punojmë për planin e 2018

Report TV 2018-05-03

Views 1

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka, priti sot në një vizitë zyrtare, ministrin e ri të sapozgjedhur të Forcës për Sigurinë e Kosovës, Rrustem Berisha, dhe delegacionin që e shoqëronte atë.

Në takimin dypalësh, Ministrja Xhaçka e uroi homologun e saj për detyrën e re dhe shprehu sigurinë se ministri Berisha do të jetë një avokat i denjë i aspiratave të Kosovës për integrimin euroatlantik.

?Integrimi i Kosovës është një destinacion i natyrshëm, sikundër për të gjitha vendet e Ballkanit. Garantoj gatishmërinë tonë për të intensifikuar bashkëpunimin mes dy vendeve e mbi të gjitha për të ndarë me Qeverinë e Kosovës, eksperiencën tone lidhur me anëtarësimin në NATO?, tha Ministrja Xhaçka gjatë takimit mes dy delegacioneve.

Ministri i Forcës për Sigurinë e Kosovës nënvizoi se për palën kosovare, Shqipëria është aleati më i fuqishëm në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Organizatën e Atlantikut të Veriut dhe jo vetëm.

Share This Video


Download

  
Report form