Kejdi Mehmetaj, deputetja e LSI ishte sot e ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?, ku përmes një recete u përball me gazetarin Dritan Shakohoxha.
Por, gjatë emisionit Mehmetaj rrëfeu edhe për fillimet e saj si deputetja më e re në Parlament ku tha se shpeshherë është paragjykuar. Deputetja tregoi se thuajse çdo ditë kur merrte pjesë në komisione rojet e pyesnin: Po t?i goce çfarë do këtu?
?Unë e kam shfrytëzuar pozitivisht, më kanë paragjykuar sepse gjithmonë ishte ai komenti pas që kjo është e vogël, si flet për gjëra të mëdha, ose ska mbaruar shkollën akoma etj. Ose në parlament kur hyja, në komisione thonin, kush është kjo ajo zonja, zonjusha, ajo vajza e re, gjëra që thuheshin me gjysmë ironie, por nuk më kanë bërë të ndihesha keq. Jam përpjekur ta shfrytëzoj sa më pozitivisht të mundem, sepse ka patur edhe njerëz që kanë patur kuriozitet për t?më dëgjuar. Tani kam edhe kolegë të tjerë edhe më të rinj dhe për ta do të jetë më e thjeshtë, s?do t?i thonë rojet: Po t?i goce çfarë do këtu. Po fillon ta kuptosh se nuk është normale që në atë moshë të jesh aty. Unë kam patur si kauzë gjithnjë arsimin, jam e kënaqur dhe jam përpjekur ta shfrytëzoj pozitivisht. I kam parë më shumë të mirën se sa të keqen? tha Kejdi.