Fondi i Kompensimit duhet të paguajë dëmet deri në fund të 2018-ës

RTV KLAN 2018-05-02

Views 0

Në 2018-ën do të marrin fund njëherë e mirë të gjitha detyrimet që kompanitë e sigurimit kanë ndaj të dëmtuarve. Bëhet fjalë për vendime që Fondi i Kompensimit duhet t?i kishte paguar që në vitin 2002, por që ende dhe sot nuk ka shpërndarë afro 10 milion euro ndaj palëve të prekura. Deklaratën e ka bërë drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi.

Kompanitë e sigurimit japin kuota vjetore për dëmet që shkaktohen nga aksidentet, por që nuk ka se kush i paguan. Ky fond menaxhohet nga Byroja e Kompensimit, por deri më sot pjesa më e madhe e detyrimeve nuk është paguar. Kreu i AMF-së deklaroi se është duke u punuar për të ribërë edhe njëherë ligjin e sigurimit të detyrueshëm, sipas sistemit bonus ? malus.

Sistemi bonus ? malus i jep fund luhatjes së çmimeve të siguracioneve dhe vendos meritokraci në çmimin e tyre, duke bërë të paguajë më shumë atë që ka numër më të lartë aksidentesh, e duke e ulur për ata që kanë numër të ulët. Ligji që ka shkuar që në vitin 2016-të në Ministrinë e Financave do të rishikohet për të përshtatur më shumë me karakteristikat e tregut shqiptar.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form