Ora News – Elbasan, në monitorim ndarja në burim e mbetjeve spitalore

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Specialistët e mjedisit të bashkisë së Elbasanit kanë nisur kontrollet në qendra shëndetësore e poliklinika për të monitoruar zbatimin e ligjit për ndarjen në burim të mbetjeve spitalore. Kontrolle po ushtrohen edhe ndaj kontratave të këtyre institucioneve me firmat e përpunimit të mbetjeve. Sipas inspektorëve të mjedisit, nuk janë hasur problematika të rënda, por ndërkohë është vërejtur mungesë e bazës materiale në spital e qendrat shëndetësore.
Inspektoriari i Mjedisit në Elbasan ka nisur kontrollet në qendra shëndetësore, poliklinika e spitale për të monitoruar ndarjen spcifike që duhet kryer për mbetjet spitalore. Kështu, pas urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë, specialistët kanë dalë në terren, ku po vëzhgohet ndarja e materialeve si aget apo shiringat që të mos përfundojnë në koshat e zakonshëm të mbeturinave. Gjithashtu, kontrollit i janë nënshtruar edhe kontratat e institucioneve shëndetësore me firmat e perpunimit te mbetjeve. Sipas inspektores së Mjedisit pranë bashkisë, Aferdita Disha, kontrollet po vijojne me spitalin rajonal te Elbasanit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/elbasan-ne-monitorim-ndarja-ne-burim-e-mbetjeve-spitalore/

Share This Video


Download

  
Report form