Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e Pyllit Orbital që do të rrethojë kryeqytetin me një brez të gjelbër me 2 milionë pemë ka nisur të marrë jetë, me mbështetjen e shumë qytetarëve dhe bizneseve në Tiranë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se aksioni për mbjelljen e pemëve do të shtohet në muajt në vijim. ?E fillojmë mbarë këtë stinë mbjelljesh me 200 pemët e para, për të vijuar deri në mars të vitit tjetër. Është pjesë e konceptit tonë për Pyllin Orbital dhe duam që pas Parkut të Liqenit, që tashmë vizitohet rregullisht nga 300 mijë qytetarë, edhe në zonën e Farkës, që shtrihet në Njësinë 2 dhe në Dajt, të shtojmë aktivitetet argëtuese, të kemi më shumë animime, sporte dhe organizime në natyrë?, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë theksoi se në një qytet si Tirana, ku numri i automjeteve është mbi 200 mijë, raporti i mbetjeve dhe i ndotjes mund të balancohet nga mbjellja e dy pemëve për makinë. ?Në një qytet si Tirana, që ka 200 mijë makina të vetat, nga 50-60 mijë që vijnë nga rrethet çdo ditë, na duhet të mbjellim 500 mijë pemë për të zeruar të gjithë efektin dhe ndotjen që shkaktojnë ato?, tha ai.
Veliaj u bëri thirrje kompanive dhe qytetarëve që t?i bashkohen kësaj nisme që synon shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet, por edhe përmirësimin e jetës së komunitetit. ?Nën shembullin e DHL-së, edhe shumë kompani të tjera do të kenë mundësi të na japin një dorë. Të gjithë vullnetarët që janë këtu sot kanë bërë diçka jashtëzakonisht të dobishme dhe kanë vendosur që të mos bëhen pjesë e kategorisë së njerëzve që ankohet, por e atyre që thonë: Unë do të bëj diçka, po ndryshoj këtë realitet sepse mbjellja e pemëve s?mund të jetë monopol as i bashkisë dhe as i një kompanie të caktuar?, tha Veliaj, duke shtuar se ky është shembulli më i mirë i atyre që përkundër fjalëve, zgjedhin të kontribuojnë për qytetin.
?Unë besoj se siç ka një minorancë të zhurmshme për çdo projekt dhe për çdo ndryshim, ka edhe një shumicë të heshtur që ndoshta nuk bërtet aq shumë, por me punë si mbjelljet e sotme me vullnetarët, tregojnë që raca e mirë, e shëndoshë, me arsye dhe qytetaria në Shqipëri mbetet shumica?, theksoi Veliaj.
Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe, vlerësoi punën e realizuar deri më tani dhe kujdesin e treguar për Parkun e Farkës, ndërsa deklaroi se fundi i muajit shtator do të jetë i mbushur me aktivitete të shumta. ?Është kryer një punë shumë e madhe për të shpëtuar pemët nga thatësira e tre muajve të verës, e cila ishte e pakrahasueshme me asnjë vit tjetër. Kemi punuar në sistemin e ujitjes provizore, me sistemin e ujitjes së lëvizshme, kemi pasur ndihmën e disa drejtorive të bashkisë dhe të disa njësive administrative. Puna vazhdon dhe është një punë që kërkon ndihmën e të gjithëve. Në fund të shtatorit do të kemi një bum aktivitetesh edhe në Farkë?, tha Gonxhe.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/nis-puna-per-pyllin-orbital-veliaj-mbjellim-200-pemet...