Ish-kreu i Hipotekave, Ilirjan Muho, dëshmoi sot në gjyq ndaj Emiljano Shullazit. Para trupës gjykuese, Muho deklaroi se kur është bërë regjistrimi i hotel ?Vollgës?, ka qenë me pushime.
Ish-zyrtari i lartë sqaroi se ka qenë muaji gusht, kur e ka marrë në telefon shtetasi Alban Dabulla dhe e ka njoftuar që ?Vollga? është regjistruar në emër të biznesmenit Ylvi Beqaj.
Në përgjigjen e tij, Muho i ka thënë Dabullës që do bisedojnë pasi të mbarojë pushimet dhe të kthehet në zyrë. Më tej, ai tregoi dhe bisedën me dabullën në zyrën e tij, duke pohuar se është sharë dhe ofenduar prej tij.