Ora News - Rama tërhiqet nga projekti për riciklimin e mbetjeve

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria është tërhequr nga projekti për riciklimin e mbetjeve, duke e futur për diksutim në Parlament dekretin e ish-Presidentit Nishani.
Në mbledhjen e grupit të PS, Rama tha se ky vendim u mor jo se ata që e kundërshtojnë kanë të drejtë, apo ish-presidenti ka të drejtë, por është e drejtë e publikut që të mirëinformohet.
Rama: Sa i përket çështjesh së dekreteve, ne do të mbajmë një qendrim siç e kemi shprehur në respekt të procedurës së kuvendit të Shqipërisë dhe do të tërhiqemi nga projekti, si i tillë në këtë fazë pasi besojmë jo që ata që e kundërshtojnë projektin kanë të drejtë, jo se presidenti i mëparshëm që ktheu projektin ka të drejtë por është e drejta e të gjithë qytetarëve që të jenë të mirinformaur për këtë projekt.
Flas për projektin e riciklimit të mbetjeve që nuk ka të bëjë asgjëgundit me gjithë spekullimet dhe manipulimet për axhenda politike apo tërësisht pa lidhje me axhenden e integrimit të vendit.
Kjo është një lëvizje në drejtim të qytetarëve. Na intereson që mos ngelet asnjë shqiptar pa u informuar se cfarë është në thelb projekti i riciklimit të mbetjeve në vend.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-terhiqet-nga-projekti-per-riciklimin-e-mbetjeve/

Share This Video


Download

  
Report form