Report TV - Fluksi i studentëve ndikon në rritjen e çmimit të qirave

Report TV 2018-05-02

Views 0

Periudha e vjeshtës përkon me fluksin e studentëve, që dynden drejt Tiranës në kërkim të një banese me qira. Agjentët imobiliarë e vënë theksin tek ky numër i lartë i kërkesave, që ndikon në rritjen e çmimit të qirave në këtë periudhë.

?Trendi i qirave është gjithmonë në periudhën shtator tetor kur vijnë edhe studentët. Është edhe një game e vogël që mund të thuash për çiftet në trazicion që nuk munden të blenë. Çmimi mesatarë varjojnë nga 250-300 mijë lekë të vjetra, por që ka qen ëmë lirë kanë qenë në 150 mijë lekë?, thotë agjenti imobilarë Arjan Rustemi.

Po ku investojnë më së shumti shqiptarët? Rustemi sqaron për Report Tv trendin e ri.

?Ata që kanë një vlerë 50 mijë euro e lartë menojnë të blejnë një apartament e ta lënë në zonat ku ka më shumë funksion. Nuk është ndonjë bum për është nj trend që ka filluar dhe kemi kërkesa për këtë tipologji?, tha Rustemi.

Zonat më të kërkuara të Tiranës për banesa me qira janë: blloku, komuna e Parisit, periferia e Don Boscos etj, ku një pjesë e qiradhënësve kanë nisur të përdorin si valutë euron.

Share This Video


Download

  
Report form