Linda Rei është një personazh shumë i komentuar, për faktin që ajo ka zgjedhur të bejë në jetë një ndryshim jetësor. Atë të gjinisë. E ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan, Linda ka rrëfyer marrëdhënien me biznesmenin dhe planet për martesë dhe fëmijë.
?Marrëdhënia jonë vazhdon si çdo histori përrallash, fillojnë bukur ka disa ngatërresa, por smund të jetë gjithmonë lule jeta. Ka kriza të përditshme, xhelozia. Ai është jashtë botës së shoë bizit dhe kjo krijon kompikacione. Por unë jam e para që për dashurinë do ngre duart lart dhe do dal nga kjo botë, shoë izit sot I duhem nesër jo. Në fillim I fejuari im nuk e kuptoi, por pas dy tre herësh që kemi dalë ndjeva dëshirën që ai të dinte të vërtetën dhe I tregova historinë time me një intervistë dhe më tha e kaluara është e kaluar kjo që po shoh tani më pëlqen. Ne kemi 6 muaj bashkë.
Martesa është e bukur e ëndrave, fustani I bardhë, por nuk e di, kam pak frikë. Më tremb pak ideja e të paturit fëmijë se është shumë delicate dhe duhet të keshë të gjitha kushtet për atë fëmijë. Tani nuk e kam atë forcë për të rritur dikë tjetër sepse mezi jam rritur unë dhe dua ta shijoj këtë? tha Linda.