Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha priti në një takim një ekip të Fondacionit Eduardo Frei të partisë simotër Kristian Demokrate Holandeze CDA.
Gjatë bisedës, Basha ka shprehur shqetësimin e thellë për shkak të rritjes dhe fuqizimit të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Shqipëri dhe nga Shqipëria drejt BE-së.
Kryetari i opozitës, sipas deklaratës së shpërndarë nga PD, vuri në dukje se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe i hapur i politikës me krimin ka goditur rëndë standardet e sigurisë dhe demokracisë, e në veçanti votën e lirë, siç ndodhi ne zgjedhjet e 25 qershorit përmes presionit dhe blerjes se votës me paratë e drogës.
Basha: Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe bashkëqeverisja me krimin kanë kontribuar në precipitimin e një krize të rëndë në vend, çka ka rritur në rekorde historike fluksin e shqiptarëve që braktisin vendin dhe kërkojnë azil ne vendet e BE e në Holandë, për shkak se kanë humbur besimin në të ardhmen e vendit nën qeverisjen e sotme.
Basha shprehu vendosmërinë e opozitës për të vijuar çdo ditë luftën pa kompromis kundër krimit, drogës dhe lidhjeve të tyre qeveritare. Kreu i opozitës theksoi se garantimi i zgjedhjeve e lira janë rruga e vetme e daljes nga kriza, ndaj dhe PD do bëjë çdo përpjekje që të rikthejë votën e lirë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-takim-me-kristiandemokratet-holandeze-shteti-eshte-kapur-nga-krimi/