Moderatorja Marina Vjollca ishte e ftuar sot në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan.
Gjatë emisionit Marina zbuloi se ajo çfarë e acaron tek mjekra e Getit janë pikërisht produktet e shumta që ai mban për kujdesin ndaj saj.
?Nuk më bezdis aspak mjekra e Getit, nuk e di përse njerëzit kurozohen kaq shumë për ketë gjë dhe mua më shkruajnë vazhdimisht, a të bezdis si e puth etj. Mua më acaron vetëm një gjë, që Geti ka më shumë produkte për mjekrën sesa kam unë për make-up. Kjo gjëja mua ma heq komplet trurin. Ka vaj, ka faks, ka krëhër etj dhe kur shkojmë pa për udhëtime duhet një valixhe për mjekrën e Getit. Por unë dua që të qëndrojë ashtu siç është?, tha Marina.