Nis fotografimi për pastrimin e rrugëve kombëtare

RTV KLAN 2018-05-02

Views 1

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë nisur punën në terren për të verifikuar dokumentacionin e të gjithë aktiviteteve që janë ndërtuar në akset kombëtare. Njëkohësisht me verifikimin e lejeve të dhëna për shumë subjekte të cilët kanë vendosur struktura tregtimi apo tabela, inspektorët janë duke shënuar edhe listën e objekteve që janë ndërtuar apo veprojnë në kundërshtim me kodin rrugor.

Fotografimi ka nisur në dy prej rrugëve që njihen për problematikën e madhe që kanë me ndërtesat e paligjshme, Tiranë ? Lezhë dhe Tiranë ? Rrogozhinë. Në ditët në vijim Autoriteti Rrugor do të bëjë hedhjen e të dhënave edhe për rrugët e tjera. Fotografimi do të vlejë për nisjen e aksionit në datën 1 tetor, ku subjektet të cilat kanë ndërtuar jashtë ligjit, do tu prishet godina, tabela, apo rruga dalëse që lidhet me aktivitetin e tyre. Ministria e Infrastukturës dhe Energjisë ka lënë afat fillimin e muajit të ardhshëm që bizneset të bëjnë vetë zhvendosjen.

Në fazën e dytë fotografimi do të vlejë për të bërë shpronësimin e subjekteve që kanë leje, por që godina e tyre bie ndesh me standardet e kodit rrugor. Dy ministrat Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri kanë firmosur një urdhër të përbashkët, ku vihet në lëvizje Inspektoriati Kombëtar i Territorit, Policia e Shtetit dhe punonëjsit e drejtorisë së rrugëve për të nisur punën për pastrimin e hapësirave në segmentet nacionale. Sipas të dhënave të deritanishme janë 1000 karburante që kanë rrugë kalimi të paautorizuar dhe disa qindra mijëra tabela.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form