Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News zbardh debatin e ndodhur në mbledhjen e KLD-së së 15 shtatorit 2017 të thirrur nga presidenti Ilir Meta lidhur me shqyrtimin e informacionit të përgatitur nga Inspektorati i KLD mbi problematikat që lidhen gjatë zbatimit të ligjit nr. 84/2016 ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?.
Shqetësimi që ngrihet është se ky inspektoriat nuk ka kapacitetet e duhura njerëzore për të bërë rivlerësimin e 466 subjekteve. Kuadri ligjor në fuqi nuk lejon që të komandojmë edhe struktura shtesë.
Jo vetëm kaq, koha e vënë në dispozicion 90 ditë është tepër e shkurtër. Por eshte dhe një problem tjetër, afati 90 ditor ka kaluar të gjitha afatet ligjore. Ministria e Drejtësisë deklaroi se ky afat tani duhet të paktën të filloj në momentin kur janë ngritur institucionet dhe jemi shumë vonë.
Ilir Meta: Unë vetëm kam një lutje, të mos harxhojmë energji shumë se çfarë është bërë deri tani sepse kemi kaq shumë detyrime për të përmbushur dhe na duhen gjithë këto resurse që kemi t?i vejmë 100% në punë madje edhe më shumë se kaq dhe të koordinojmë edhe më mirë me këto institucionet e reja që janë krijuar por edhe ato kanë patur vështirësitë e tyre për të funksionuar, por edhe me Euralius-in, por edhe me Opdat-in e cila ka çështje për t?u saktësuar
? Tashti, afati 90-ditor ka kaluar, pa diskutim, por në çështjet që diskutoheshin ishte se kur fillonte ky afat dhe nëse ky afat ishte i ngushtë apo jo. Ne duhet të kuptojmë që afati 90-ditor duhet të konceptohet, meqenëse kanë kaluar të gjitha afatet ligjore, duhet të paktën të filloj në momentin kur janë ngritur këto institucione dhe ne jemi shumë vonë. Pra kemi 19 qershorin dhe kemi 19 shtatorin? deklaroi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Një pikë e nxehtë debati mes Presidentit Ilir Meta dhe ministres së Drejtësisë. Zonja Gjonaj griti shqetësimin pse Inspektoriati i KLD-së nuk kishte nisur punën më parë. Presidenti kërkoi që të mos merreshin me këtë por me punën që vijon.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/vetingu-ministrja-e-drejtesise-debaton-me-meten-jemi-shume-vone/