Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se PD ka dalë nga një betejë prometiane. Duke komentuar mbledhjen e djeshme të kryesisë së PD, deputeti Boçi tha se ka pasur një shkëputje të strukturës drejtuese dhe deputetëve me bazën.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Boçi tha se kjo gjë u pranua edhe dje nga kryesia dhe që duhet korrigjuar me urgjencë.
Boçi: Është e vërtetë që PD ka dalë nga një betejë pothuajse prometiane, prometiane edhe për nga misioni që mori përsipër se do shpërndante një dritë sikurse Prometeu ishte ideja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por edhe për pasojën që mori. Por ama PD nuk mund të rrijë në shkëmb dhe të presë që korbat ti hanë mëlçinë. Duhet të shkëputet nga shkëmbi dhe inicimi i shkëputjes nga shkëmbi ka qenë kjo mbledhje e kryesisë së PD. Dalja në bazë, takimi me njerëzit, kthimi i besimit, marrja e mendimeve. Nuk është thjeshtë analizë shfajësimi apo fajësimi është konsultim me bazën për gjetjen e rrugëve të zgjidhjeve dhe opsioneve të mundshme si ngjizet baza.
Ka një shkëputje për hir të së vërtetës të strukturës drejtuese të PD, deputetëve të hierarkisë lart me bazën dhe aji kryesi dje ka qenë e ndërgjegjshme për këtë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boci-pd-nuk-mund-te-rrije-ne-shkemb-qe-korbat-ti-hane-melcine/