“Biznesi te denoncoje çdo zyrtar te korruptuar”

RTV KLAN 2018-05-02

Views 1

Në takimin e parë me komunitetin e biznesit, ministrja e Mbrojtjes së Sipërmarrjes Sonila Qato ka ftuar të gjithë sipërmarrësit që të denoncojnë zyrtarë të çdo niveli që korruptohen, pengojnë apo zhvatin tregtarët. Ministrja e Shtetit u tha bizneseve se qeveria nuk i ka harruar premtimet e bëra në fushatë, e se ka nisur puna për reduktimin e burokracive dhe dokumentacionit që u kërkohet atyre.

Por në kohën që Qato përmendi burokracitë dhe numrin e lartë të inspektimeve të cilat u premtua se do të ulen, dhomat e tregtisë i kujtuan aksionin anitinformalitet.

Televizioni Klan ka mësuar se puna për lehtësimin e procedurave burokratike në administratë ka filluar. Ministria e Financave është duke koordinuar institucionet e tjera për të bërë përmbledhjen e vërtetimeve, dëshmive dhe lejeve që kërkon në shumë zyra shteti, të cilat kushtojnë kohë, para dhe rrugë të gjatë për biznesin.



Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form