Patozi: Mbledhja e kryesise, dëshmi e degradimit te PD-se

RTV KLAN 2018-05-02

Views 0

Mbledhjen e kryesisë demokrate dhe debatet e ashpra që e shoqëruan ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i cilëson provë të degradimit të kësaj force politike nën drejtimin e Lulzim Bashës.

?Mbledhja e djeshme e kryesisë ishte pasqyrë e shëmtuar e degradimit të PD në drejtimin e Bashës. Jo vetëm se pati debat por cilësia dhe përmbajtja problemi. Basha tregoi se ka mentalitet bolshevik. Dje la të kuptohej se pranon një kasolle familjare sesa një gradaçelë. Është nevojë e anëtarësisë së PD për t?u përfaqësuar?.

Për Patozin gjithçka që ndodhi në kryesi nuk ishte surprizë, përfshi edhe rrëzimin e propozimit të tij për të legalizuar fraksionet në Partinë Demokratike. Dhe në kundërpërgjigje të deklaratës së Bashës, këtij të fundit i kujton se nuk ka ndërmend të ndalet në betejën e tij.

?Dje u la te kuptohet se nuk është problem as kryetari i partisë dhe as lidershipi, por anëtarët. Ne do i imponohemi me forcën tonë, kam bindjen se demokratët janë të shumtë që duam një parti tjetër demokratike. Ne do imponohemi me presionim që anëtarësia e PD do e detyrojë zotin Basha të mbajë një qëndrim tjetër?.

Nënkryetari i demokratëve e ka quajtur farsë edhe kërkesën e Lulzim Bashës për të nisur reformën zgjedhore, pasi sipas tij, kjo është një manovër për të hequr vëmendjen nga situata dramatike në Partinë Demokratike.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form