Report TV - Makinat luksoze, policia nis një aksion masiv në qytetin e Vlorës

Report TV 2018-05-02

Views 0

VLORE - Policia ka shtrirë në Vlorë aksionin për kontrollin dhe sekuestrimin e makinave luksoze, për të cilat nuk justifikohet burimi i të ardhurave.

Ky operacion është kryer nga forcat RENEA dhe "Delta Force".

Policia ka ushtruar kontrolle edhe për personat e shpallur në kërkim për disa ngjarje të rënda kriminale në qytetin bregdetar.

Qyteti i Vlorës njihet për prezencën e elementëve të cilët janë pjesë të kontigjenteve kriminale kryesisht të trafikut të drogës.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA po vijojnë prej disa ditësh aksionin për kontrollin dhe bllokimin e automjeteve luksoze që dyshohet se janë siguruar nga të ardhura me veprimtari kriminale.

Share This Video


Download

  
Report form