Stop - Yzberisht, teksti “+18 vjec”, shpërndahet për klasën e tretë! (21 shtator 2017)

RTV KLAN 2018-05-02

Views 13

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Fëmijët e klasës së 3-të të shkollës ?Kongresi i Manastirit? në Yzberisht janë detyruar të blejnë një libër për ?të zgjeruar? njohuritë, ku flitet me terma shumë të rëndë e të parakohshëm për trupin, organet gjenitale, marrëdhëniet seksuale dhe riprodhimin. Disa nga prindërit kanë refuzuar ta blejnë librin e rekomanduar nga shkolla.E pyetur për këtë, drejtoresha e shkollës thotë, se teksti është blerë në ofertë me cmim të reduktuar. Sipas saj, edukata seksuale nis që në klasë të 5-të dhe fëmijët do të rriten.Drejtoresha e drejtorisë arsimore Tiranë, Arjola Byzyku deklaron, se do të marrë shpjegime dhe më pas do të ketë përgjigje. Ndërsa sesa i përshtatshëm është teksti, sipas saj, duhet pyetur një psikologe.?Stop? bisedoi me psikologen Aurela Agalliu, e cila thotë, se të tillë terma e në këtë moshë, i dëmtojnë fëmijët.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS