Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komunikimi virtual ishte ne fokus së forumit të kësaj të enjte në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi. Me publik, gjimnazistët e Sami Frashërit, u shfaq dokumentari i regjisorit holandez Mirjam Marks ?Vajza me 672 mijë ndjekës?
?Interneti iu ka dhënë të drejtën e fjalës budallenjve?, thoshte Umberto Eco, teksa shprehte zhgenjim e kritika ndaj rrjeteve sociale. Përveç lirisë së shprehjes, lehtesisë së marrjes një informacioni, krijimit te urave te komunikimit, interneti ka dhe anen e tij te erret.
Varesia nga klikimet, rreziku i cënimit të privatesisë janë vetem disa nga shqetësimet e botës virtuale. Mbi këtë teme, me publik nxënësit e gjimnazit ?Sami Frashëri? u shfaq në Akademine e Filmit dhe Multimedias Marubi, dokumentari ?Vajza me 672 mije ndjekes?
Gazetari Agim Baci apeloi të rinjtë të tregojnë kujdes në përdorimin e rrjeteve sociale.
Agim Baçi: Informacioni është si një tullë, dikush e përdor për të bërë një shtëpi, dikush e përdor për të vrarë dikë, dikush e përdor për ti ndërtuar një kurth dikujt që ta rrëzojë. Unë ju rekomandoj ta përdorinin për të ndërtuar shtëpinë tuaj.
Besjan Pesha: Nëse fillojmë dhe limitohemi dhe ti përdorim rrjetet sociale, mos ti shpërdorojmë por ti përdorim në këto qëllime unë mendoj se do të shkojmë drejt kësaj pike, rrjetet sociale do të shndërrohen në armën më të fortë që ka njeriu i thjeshtë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vajza-me-672-mije-ndjekes/