Shqipëria gjeneron 300 mijë ton më pak mbetje urbane

RTV KLAN 2018-05-02

Views 0

Shqipëria prodhoi në vitin 2016, 300 mijë ton mbetje më pak se vitin 2015. Instituti i Statistikave raporton se përveç rënies së sasisë edhe menaxhimi i tyre ka qënë në rënie. Krahasuar me vitin 2015-të, vendi ynë asgjësoi 100 mijë tonë më pak, duke u ulur me 8%.

INSTAT raporton se sasia e mbetjeve që janë gjenruar për një banor është ulur me 23 kilogramë, ndërsa niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane gjatë katër viteve të fundit nuk ka qënë konstat nga ana e pushtetit lokal dhe sektorit privat.

Depozitimi i mbetjeve në landfille është rritur gjatë vitit që shkoi, ndërsa riciklimi i tyre ka shënuar rënie.

Industria ricikluese menaxhoi 25.3% të mbetjeve në nivel vendi 2015-ën, ndërsa në 2016-ën kjo peshë zuri vetëm 17.2%.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i bizneseve private që janë të përfshira në fushën e menaxhimit të mbetjeve është përgjysmuar nga 186 ndërmarrje katër vite më parë, në 82 të tilla. INSTAT evidenton se Shqipëria në 2016-ën rriti përdorimin e proçesit të djegies së mbetjeve për eleminim me 5 mijë ton shumë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form