Një grua 60-vjeçare drejtonte një rrjet vajzash e grash për ushtrim prostitucioni u arrestua nga zyra e hetimit të trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Një klient si dhe një vajzë, që ushtronte prostitucion, gjithashtu u proceduan nga policia kryeqytetit për ushtrim prostitucioni. Rolanda Qose 60 vjeçe banuese në Tiranë, pronare e një lokali në Vaqarr, u arrestua me akuzën e organizimit dhe shfrytëzimit të femrave për prostitucion si dhe vënie në dispozicion të ambienteve dhe lokaleve për këtë qëllim.
Për çdo klient gruaja paguhej deri në 5 mijë lekë të reja. Çmimi mund të ulej apo të ngrihej në varësi të shijes, së klientit dhe të mundësisë që i ofrohej atij. Prej javësh Policia e Tiranës, kishte informacione se ne këtë hotel në rrugën e vjetër Tiranë- Ndroq, pranë fshatit Vaqarr, një grua e moshuar, kishte një rrjet vajzash që kryenin këtë veprimtari të paligjshme.
Për këtë shkak hetuesit e Zyrës së Trafiqeve të paligjshme në bashkëpunim me komisariatin Nr.6, kontrolluan ambientetet e një hoteli në zonë si dhe të një lokali. Policia gjeti në hotel një një grua që po ushtronte prostitucion dhe një klient.
Gruaja që organizonte vajzat u arrestua në flagrancë. Po ashtu pronari i një moteli u procedua në gjendje të lirë, ndërsa u shoqëruan në ambientet e drejtorisë së Policisë Tiranës, për verifikime të mëtejshme.
Tv Klan