Report TV - Policia mësyn Elbasanin, Çako: Identifikuam personin që goditi policinë

Report TV 2018-05-02

Views 0

Prej orëve të para të ditës së sotme strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, mbështetur nga Struktura të Posacme, Forcat Speciale Renea dhe ato të FNSh-së, kanë ndërmarrë një operacion të gjerë policor në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij.

Ky operacion konsiston në kontrollin, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, pjestarë të grupeve kriminale, duke përfshirë edhe autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 20.09.2017 në qytetin e Elbasanit.

Gjithashtu ky operacion zhvillohet edhe në kuadër të Plan Operacionit "Vjeshtë 2017", për identifikimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve, automjeteve dhe pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtaritë kriminale të grupeve apo organizatave kriminale.

Nga veprimet e deritanishme janë identifikuar dhe bllokuar disa asete, pasuri, ambiente dhe automjete të ndryshme në pronësi, posedim apo përdorim të subjekteve me aktivitet kriminal.

Me qëllim hetimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të autorëve po bashkëpunohet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Si rezultat i operacionit të sotëm janë bllokuar disa makina luksoze.
Është kapur një person në kërkim për vjedhje me armë.
Janë kontrolluar ambiente, automjete e persona të dyshuar.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë 27 persona për verifikim, kryesisht persona me precedent penal në fusha të ndryshme.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS