Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aplikimet për lotarinë amerikane nisin në 3 tetor dhe përfundojnë në 7 nëntor 2017. Ambasada amerikane dha këtë lajm për të gjithë shtetasit shqiptarë që duan punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në rekomandimin e saj, Ambasada e USA në Tiranë thotë se duhet të aplikoni sa më heret dhe vetëm një herë. Zyrtarizimi i aplikimit për lotarinë hodhi poshtë dyshimet e ngritura deri tani se ky program do të mbyllej teksa politika e SHBA-së orientohet drejt uljes së numrit të emigrantëve.
Ambasada amerikane dha lajmin e mirë e mirë për shumë shtetas shqiptarë që aplikojnë për lotarinë me qëllim qëndrimin dhe punësimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Apikimet për programin e vitit 2019 sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, nisin më 3 tetor dhe përfundojnë në 7 nëntor.
Në rrjetin social facebook, Ambasada amerikane këshillon qytetarët të aplikojnë sa më herët në 3 tetor, por të aplikojnë vetëm një herë. Për të gjithë vendet, SHBA vë në dispozicion 50 mijë viza, ndërsa vendi ynë nuk mund të fitojë më shumë se 7% e totalit të tyre.
Dy senatorët amerikanë Tom Cotton si dhe David Perdue propozuan muaj më parë një legjislacion që do të reduktonte numrin e emigrantëve më SHBA. Por njoftimi i Departamentit Amerikan të Shtetit hedh poshtë çdo aludim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/keshilla-per-te-qene-nje-nga-te-perzgjedhurit-e-lotarise-amerikane/