Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forcat Speciale po ndërmarrin një operacion në disa lagje të Elbasanit. Informacionet e para flasin për shoqërimin e disa personave dhe për kontroll të automjeteve të blinduara.
Flitet për 4 persona të ndaluar deri tani.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako mbajti një mbledhje urgjente me drejtuesit e policisë në Qarkun e Elbasanit, pas incidentit të dy ditëve më parë ku një automjet i blinduar sulmoi makinën e zv/drejtorit të policisë.
Po ashtu mësohet se në axhendën e takimit të Çakos do të jenë dhe operacionet e kontrollit sidomos për kultivimin e kanabisit dhe të goditjes së pasurive të krimit.
Cfare ndodhi tre dite me pare?
Tre ditë më parë policia ka sekuestruar 7 automjete, tre prej tyre të blinduara dhe një armë zjarri sportive.
Ndër mjetet e sekuestruar Efektivët bllokuan një automjet lukzosme një vlerë rreth 100.000 Euro, ndërsa drejtuesit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.
Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip ?Audi? kalon me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/forcat-speciale-operacion-ne-disa-lagje-te-elbasanit-ndodhet-dhe-cako/